133
“Lufta sapo ka filluar”.
Lulzim Basha është zgjuar nga gjumi letargjik dhe një natë më parë është shfaqur në media.
I ka marrë me radhë mediat e Rilindjes.
Në njërën anën abazhurin, që i kujtoi oraret e gjumit, dhe me një sfond me një bibliotekë, bie në sy dhe flamuri shqiptar i zhubrosur.
Njeriu që braktisi demokratët dhe i la në opozitë për tetë vjet nuk ka më respekt as për flamurin, simbolin e vendit tonë.
Në të gjitha daljet e mbrëmshme televizive, flamuri i zhubrosur qëndronte në krah të Bashës, herë në të majtë e herë në të djathtë, si për t’i thënë atij, se në këtë ndodhet edhe ai, humbës dhe i zhubrosur.
Në videon e mëposhtme, flamuri “ulëret” për ndihmë, përballë pispillosjes dhe krehjes së flokëve të Lulzim Bashës.