Siç dihet në vendin tonë mjaft qytetar nuk kujdesen për pastërtinë e qytetit dhe mbajtjen e ambjenteve në gjendje të mirë. Shpeshherë shofim plehra të cilat në vend që të hidhen në koshat e plehrave, përfundojnë në rrugë apo në lulishte!
Sot ka mbritur në redaksinë e klikoje.com një ankesë na një qytetar i Tiranës, i cili na ka dërguar këtë video që duken qartë hedhjet e mbeturinave dhe cigareve!
Vendi në video ndodhet poshtë mbikalimit së unazës së re ( Rruga e kavajes – Tiranë). Gjithashtu qytetari na ka dërguar edhe një pamje tjetër, pran mbikalimit tek tregu i romëve!

Mesazhi i qytetarit:
“Përshëndetje klikoje.com kam një shqetësim për të ngritur tek portali juaj, me shqetëson një problem këtu të mbikalimi afër tregut Romë sepse hidhen plehra kudo dhe asnjë nuk po vë dorë. Kjo situatë ndodh përditë, çdo ditë diqen lecka dhe mbeturina dhe del një tym i zi kancerogjen që nuk mundesh dot të marrësh frymë. Ju lutemi publikojeni problemin tonë. Flm, anonim ju lutem”.