Luhet për një vend në Superiore, Korabi surprizon tifozët për takimin me Flamurtarin

Flamurtari dhe Korabi do të zhvillojnë mes tyre sfidën “Play-Off” për Superioren. Një duel i rëndësishëm për të dyja ekipet që kërkojnë të luajnë deri në fund shanset e tyre për ngjitjen në Superiore.

Për këtë sfidë që do të luhet ditën e nesërme duke nsiur që nga ora 17:00 në “Arenën e Demave”, ekipi Korabit ka vendosur të surpziojë tifozët. Nëpërmje një postimi në rrjetet sociale bëhet e ditur se klubi ka vendosur autobusë falas në shërbim të tifozëve.

“Njoftim!

Klubi i Futbollit Korabi mundëson transport falas pë të gjithë tifozët nga Peshkopia për ndeshjen e “Play-Off”, Floamurtari-Korabi. Nisja do të bëhet nesër në orën 13:00 te Pallati i Sportit. Mos Mungo”, shkruhet në postim.

Related posts

E BUJSHME! Arturo Vidal në mbështetje të klubit shqiptar, mesazhi i mesfushorit për finalen e madhe (video)

“Do rikthejmë Pogradecin në Superiore”, Zguro sfidon Laçin dhe bën premtimin për tifozët: Të gjithë të bashkuar ditën e dielë

“Do të jemi agresivë që në fillim”, Orges Shehi zbulon planin për të goditur Dinamon: Gjendja psikologjike është mirë,