E BUJSHME! Arturo Vidal në mbështetje të klubit shqiptar, mesazhi i mesfushorit për finalen e madhe (video)

Arturo Vidal

Butrinti ka shpërndarë së fundmi një video të Arturo Vidal, që i motivon para finales me Orikun. Sarandiotët do luajnë në transfertë, ndërsa u mjafton edhe barazimi që të rikthehen në Kategorinë e Parë.

“Një përshëndetje për ekipin e Butrintit dhe shpresoj që të ngjiteni sa më shpejt. Shumë bekime nga ana e Arturo Vidal. Jepni gjithçka. Forca se mund t’ia dilni, kështu që shumë kurajo”, shpreh Vidal.

Butrinti e shpërndau video duke shkruar: “Nga Kili i largët, një emër i madh i futbollit botëror i bashkohet zemrës së Sarandës!  Mbreti Arturo Vidal na ka dërguar një mesazh të veçantë për Butrintin tonë të dashur, duke na dhuruar emocione dhe motivim në këtë moment kaq të rëndësishëm! Ky është më shumë se një urim… është një shtysë për të besuar edhe më shumë te ëndrra jonë! Një qytet, një skuadër, një qëllim! Forca Butrinti!”

Sfida me Orikun është rezervuar për të dielën, prej orës 14:00. Ky takim vlen për javën e fundit në Grupin B të Kategorisë së Dytë.

Related posts

“Do rikthejmë Pogradecin në Superiore”, Zguro sfidon Laçin dhe bën premtimin për tifozët: Të gjithë të bashkuar ditën e dielë

“Do të jemi agresivë që në fillim”, Orges Shehi zbulon planin për të goditur Dinamon: Gjendja psikologjike është mirë,

E FUNDIT/ Edlir Tetova zyrtarizon të ardhmen, zbulon vendimin së bashku me presidentin Demrozi