Lorenc Trashi nuk është më futbollist i Flamurtarit. Vetëm një sezon zgjati aventura e mbrojtësit në klubin vlonjat, çka arriti elitën e futbollit shqiptar, me paraqitje shumë të mira. Klikoje Sport ka mësuar të ardhmen e 33-vjeçarit. Futbollisti me eksperiencë do të jetë pjesë e Vorës, lojtari ka zhvilluar një takim me drejtuesit dhe parimisht ka rënë dakort mbi kushtet e kontratës dhe pagës.
Lorenc Trashi është një futbollist me eksperiencë të madhe dhe pritet që t’i bëjë shumë punë Vorës për arritjen e objektivit madhor, qendrimin në Superiore. Pëprara transferimit te Flamurtari, mbrojtësi e mbylli sezonin e fundit me Ballkanin e Kosovës. Për disa javë ai shqyrtoi disa oferta të rëndësishme, por Flamurtari e ka bindur. Lorenc Trashi e ka nisur te Gramshi, për të vijuar te Lushnja. Në sezonin 2014-2015 iu bashku Partizanit, ku mbajti edhe shiritin e kapitenit. Një aventurë provoi edhe në Kuvajt. Trashi ka luajtur edhe 14 ndeshje me Kombëtaren ku ka shënuar 1 gol.
FLAMURTARI NË KËRKIM TË TRAJNERIT
Flamurtari do ta ketë trajnerin i ri brenda 15 qershorit. Ky është afati që është vendosur nga bordi i klubi vlonjat, i cili po shqyrton kandidaturat. Së fundmi, një tjetër emër si kandidat i mundshëm po qarkullon në Vlorë. Pikërisht, bëhet fjalë për Shpëtim Duron, i cili mund të rikthehet te kuqezinjtë.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:E FUNDIT/ U largua nga Flamurtari, Lorenc Trashi mbetet në Superiore, firmos me… […]
Comments are closed