Lorenc Trashi në “stuhi” akuzash, por merkatoja i hap derën; klubi shqiptar kërkon shërbimet e tij

by KLIKOJE.AL

Në ditët e fundit në futbollin tonë çështja që ka marrë më shumë vëmendje ka qenë ajo e Lorenc Trashi-t. Me mbrojtësin e Flamurtarit i cili u akuzua për tolerim të ndeshjes kundër Bylisit.

Ku vlonjatët u mposhtën me shifrat 2-1, falë një penalltie në momentet e fundit në favor të mallakastriotëve, e shkaktuar pikërisht nga gramshioti. Një gjest që ka nxitur polemika e reagime të ndryshme në opinion, por ende pa një veprim konkret nga ana e klubit kuqezi apo e vetë futbollistit. Që për momentin kanë zgjedhur heshtjen, pavarësisht se u mendua se ish-lojtari i Partizanit ishte përjashtuar nga ana e Sinan Idrizit.

Megjithatë diçka e tillë duket se është ende vetëm në format fjalësh dhe jo zyrtar, pasi një komunikim për situatën ka munguar nga ana e bregdetarëve. Por, pavarësisht këtij momenti që ka “trazuar” ujërat e opinionit futbollistik në vend, për Lorenc Trashin ka ende shumë simpatizantë në Superiore. Dhe një ekip që duket se po bën lëvizje konkrete për ta pasur në gjirin e tij për sezonin e ardhshëm mëngjërashin është Vllaznia.

Për të pasur një bashkëpunim për edicionin e ardhshëm, atë 2026-27, ku Trashi shikohet si një përforcim që do sillte cilësi e eksperiencë në radhët e 9 herë kampionëve të vendit tonë. Sipas asaj çfarë mësohet, bisedimet kanë qenë goxha të avancuar dhe vetë 33-vjeçarit duket se i ka pëlqyer ideja për ta vijuar karrierën e tij në Shkodër për edicionin që vjen. Me Vllazninë që kërkon të ndërtojë skuadrën sa më shpejt të jetë e mundur e të mos humbasë kohë gjatë merkatos verore.

Prandaj edhe shkodranët po “piketojnë” futbollistët të cilët kanë dëshirë t’i kenë në gjirin e tyre dhe të japin kontribut për skuadrën gjatë sezonit që vjen. Megjithatë momentalisht çdo gjë ka qenë në kuadrin e bisedimeve dhe takimeve, por kjo mund të jetë një shenjë e qartë se Vllaznia po kërkon përforcime që tani në krahun e majtë. Pavarësisht se në atë pozicion në radhët e 9 herë kampionëve të Shqipërisë aktivizohen edhe emra si Jago apo Hakaj, të cilët edhe mund të largohen në rast se te Vllaznia afrohet Lorenc Trashi. Me këtë të fundit që është një nga emrat më të spikatur të futbollit tonë në 10-vjeçarin e fundit, duke u shndërruar në një lojtar protagonist. E madje kampion me Partizanin në edicionin 2018- 19 të elitës së futbollit tonë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.