70
Ardian Ismajli po zhvillon ndeshjet më të mira në karrierën e tij te Empoli. Mbrojtësi ka nisur siç duhet këtë sezon me skuadrën italiane duke bërë paraqitje të shkëqyera.
Forma e tij ka tërhequr vëmendjen e ekipeve të tjera, të cilat sipas “Tuttosport” janë vënë pas shërbimeve të mbrojtësit. Juventusi është skuadra e interesuar për liderin kuqezi, me “Zonjën e Vjetër” që ka dërguar skaut në Pragë për të ndjekur më nga afër Ismajlin.
28-vjeçari do të zëvendësojë Berat Gjimshitin në formacionin e Kombëtares dhe do të luajë nga minuta e parë. Siç dihet Juventusi është në kërkim të një mbrojtësi pas dëmtimit të Gleison Bremer dhe mbrojtësi shqiptar shihet si i duhuri për bardhezinjtë.