Kushton 400 mijë euro, Vllaznia mund të bëjë “BINGO” me sulmuesin bullgar, gati transferimi i tij (EMRI)

Vllaznia është në kërkim të një tjetër sulmuesi dhe bëhet me dije se ekipi shkodran ka arritur akord me sulmuesin bullgar Nasko Milev. Së fundmi 27-vjeçari u largua nga Shkëndija e Tetovës teksa ka vendosur që karrierën e tij futbollistike ta vazhdojë në vendin tonë.

Shumicën e karrierës së tij, Milev është aktivizuar me skuadra vendase, teksa ka edhe 10 paraqitje më kombëtaren U-21 të Bullgarisë. Në ditët në vijim do të mësohet më shumë në lidhje me këtë lojtar nëse do të vishet kuqeblu apo jo. Vlera e tij në portalin “Transfermarkt” është 400 mijë euro.

Related posts

Sinan Idrizi nuk përmbahet, super-premio për fitoren ndaj Teutës

“Renditja nuk fal, çdo pikë është jetike”/ Orges Shehi në prag të takimit ndaj Vllaznisë: Sot merret konfirmimi zyrtar për Xhixhën

E FUNDIT/ Arriti Superioren, Ardjan Takaj merr vendimin për të ardhmen e Ernest Gjokës