Kupa e Shqipërisë ka zhvilluar dy ndeshjet e raundit të 1/8-tave. Është mbyllur 0-0 çerekfinalja e parë mes Laçit dhe Partizanit. Duel ky shumë i luftuar mes dy ekipeve, por që nuk ia kanë dalë do të gjejnë rrugën e rrjetës.
Kurbinasit luajtën më shumë se 70 minuta me 1 lojtar më pak, pasi Prodani u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyje të ashpër ndaj Bytyçit. Ekipet lënë kështu të hapur gjithçka për kualifikimin, teksa skuadra që do të mund të kalojë në fazën tjetër do të vendoset në duelin e kthimit në Tiranë.
Bylis 1 – 3 Egnatia (Ruçi 68′ / Ujka 23′, ëotlai 34′, Kasa 66′)
Kupa e Shqipërisë, Egnatia ka triumfuar në transfertë përballë Bylisit në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, të Ballshit përfundoi 1-3 në favor të rrogozhinasve.
Golat për Egnatian u shënuan nga Ujk,a ëotlai dhe Kasa. Ndërsa golin e vetëm për Bylisin e shënoi Flamur Ruçi në minutën e 68-të të sfidës.
Një fitore mjaft e rëndësishme për skuadrën e Egnatias që e afron më shumë me gjysmëfinalen. Në ndeshjen e kthimit, Bylis ka shumë punë për të bërë, pasi duhet të përmbysë një disavantazh prej dy golash.
LEXO ME SHUME:Nuk është Vllaznia as Partizani, Victor Da Silva surprizon me transferimin
Victor da Silva është futbollisti më i ri I Bylisit. Ekipi ballshiot ka arritur të bëjë një goditje të madhe në merkato, duke bindur sulmuesin i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave në Shqipëri si Partizani e Vllaznia.
Lojtari është prezantuar dhe ka nsiur menjëherë përgatitjet me skuadrën. Braziliani Da Silva është vënë nën urdhërat e stafit tenik dhe pritet që të jetë një forcë më shumë në organikën e skuadrës drejtuar nga Nevil Dede. Në këtë fazë të kampionatit, ekipi ballshiot ka vuajtur golat e sulmuesve, Berko me 5 realizime, Gjata me 2 dhe Camara me nje gol të shënuar janë pak dhe braziliani pritet ti japë një dorë të madhe fazës ofensive.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Kupa e Shqipërisë/ Egnatia sheh gjysmëfinalen në horizont, Partizani nuk mposht dot Laçin me 1 … […]
Comments are closed