Kjo recetë është shumë e lehtë për t’u përgatitur dhe do t’ju marrë vetëm 10 minuta kohë për ta përgatitur.
Zakonisht kulaçi nuk është i ëmbël, por gjithsesi janë frutat e thata të cilat i japin atij një shije komplet tjetër.
Zbuloni si ta përgatisni që të mund ta shijoni menjëherë.
Dhe nëse dëshironi që ta ëmbëlsoni pak më shumë përpara se ta fusni në furrë për ta pjekur spërkateni me sheqer.
Përbërësit
2 gota uji me miell
5 lugë sheqer
1 lugë e gjysmë çaji me fryrës për brumëra
1 lugë çaji me kripë
Një majë luge çaji me sodë buke
3 lugë gjelle me gjalpë
1 gotë qumësht
3 lugë gjelle me rrush të thatë
2 lugë gjelle me fiq të thatë të prerë në kubikë
2 lugë gjelle me kajsi të thata të prera në kubikë
Përgatitja
Si fillim ngrohni furrën në 220 gradë Celsius dhe më pas vazhdoni me përgatitjen e recetës.
Merrni një tavë dhe lyejeni mirë me vaj ose vendosni letër pjekjeje në fund të saj.
NDërkohë në një tas hidhni miellin dhe 4 lugët e sheqerit, kripën, fryrësin dhe sodën e bukës.
Përzjejini në mënyrë që përbërësit të mos ngelin në një vend dhe shija e kulaçit të prishet.
Shtoni gjalpin e prerë në copa të vogla dhe duke e punuar me gishta shtypeni bashkë me miellin.
Do të formoni toptha të vegjël brumi.
Krijoni një gropë në mes të tasit dhe aty shtoni qumështin.
Filloni ta përzieni me një lugë ose me telin e kuzhinës.
Vetëm kini kujdes që të mos lini pas kokrra mielli të patretura.
Tani shtoni të gjitha frutat e thata dhe përsëri përzieni që frutat të mos ngelin të gjitha në një vend.
Kalojeni brumin e kulaçin tek tava që përgatitët dhe përhapeni mirë duke krijuar një shtresë të njëtrajtshme.
Hidhini sipër kulaçit dhe një lugë sheqeri, në mënyrë që t’i jepni një shije akoma dhe më fantastike.
Futeni në furrë për ta pjekur për 40 minuta ose derisa kur ta shponi në mes dhe thika të dali e pastër.
Pasi të piqet lëreni të ftohet për 10 minuta para se ta ndani.
Ky kulaç është perfekt për çdo vakt të ditës duke e shoqëruar me çaj, qumësht apo edhe kafe.