Kukësi mundet nga Tirana në “Air Albania” me rezultatin 1-0, përballje e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Vendos goli i Abazajt në minutën e 87’.
Një pjesë e parë me raste të mira nga të dyja skuadrat.Gjithçka do të niste në minutën e 10’, kur Beshiraj për Kukësin, provoi me atë të djathtë potente, por gjeti reagimin e Abdullahut. Reagimi i Tiranës nuk do të vononte, kur 7 minuta më vonë, Patrick kishte mundësinë e artë për të kaluar bardheblutë në avantazh. Prekja me takë e Abazaj-t shkoi si asist për sulmuesin brazilian, por ajo goditje u ndal mjaft mirë nga Tafas. Kukësi e kërkonte me ngulm golin e avantazhit.
Në minutën e 22’, Zhongo tentoi në atë goditje me kokë, por topi shkoi jashtë. Ritmi bie me dy skuadrat që mundohen të ruajnë energjitë. Pjesa e dytë nis me një ritëm më të lartë për Tiranën. Në mionutën e 49’, Abazaj lëviz mirë mes dy mbrojtësave, por tentativa shkon jashtë, ndoshta një lloj neglizhence nga ana e sulmuesit që mendoi se ishte në pozicion jashtë loje. Kukësi mundohet të kapë në kundërsulm kundërshtarin, dhe në një moment ashtu ndodh. Në minutën e 68’, Kukësi pretendoi për 11-metërsh, shpejtësia e Salamit u bllokua nga Deliu.
Arbitri Ferataj u thirr në VAR dhe pas shumë minutash rishikim, tregon se loja duhet të vazhdojë. Tirana shpëtoi mirë kur në 10 minutat e fundit, Kukësi për pak mund të kishte dalë me 3 pikë. Tentativat e Adetola-s dhe Solodovnikov u stampuan në traversë. Në minutën e 87′, një gabim në mbivendosje nga Kukësi dhe Kristal Abazaj shfrytëzoi atë mundësi, mjaftoi prekja e Abazaj-t për të shënuar.