Ndodhi në Kupën e Shqipërisë, arrestohet portieri sepse dhunoi policin (EMRI)

by S.M

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur pas ndeshjes Kukësi – Tërbuni, e vlefshme për raundin 1/32 të Kupës së Shqipërisë. Takimi u mbajt në “Kukës Arena”, ndërsa vendasit fituan pas kohës shtesë me rezultatin e përgjithshmë 3 – 1.

Por ajo që ka tronditur, përkon me portierin me Brajan Marku. Sipas raportimeve të fundit nga Drejtoria Vendore e Policisë së Kukësit, bëhet e ditur se portieri 22-vjeçar i skuadrës së Tërbuni ka dhunuar për motive të dobëta një punonjës të policisë bashkiake. Njoftimi i plotë:

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan shtetasin B. M., 22 vjeç, banues në Tiranë (portier i skuadrës së futbollit “Tërbuni”), pasi në përfundim të ndeshjes së futbollit “Kukësi- Tërbuni”, në stadiumin “Kukës Arena”, ka dhunuar, për motive të dobëta, një punonjës të Policisë Bashkiake Kukës”.

LEXO ME SHUME:Flamurtari i Morieros ringjallët në Kupë, shënon 5 gola; fitore edhe për Vorën

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.