Tirana tregon limite. Teuta fiton ndaj bardhebluve dhe merr 3 pikët në fitoren 1-2 në “Air Albania”. Ndeshja e vlefshme për raundin e 29-të të Kategorisë Superiore rezultoi shumë e luftuar, megjithatë “Djemtë e Detit” u treguan më të saktë në goditjen para portës. Në minutën e 45’ Jazxhi zhbllokoi sfidën dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1, gafa e pafalshme e portierit te Tiranës Kozi.
Ndërsa në fraksionin e dytë ishte Daci ai që gjeti rrugën drejt rrjetës, duke shënuar në minutën e 51’ pas një përgjumje të mbrojtjes, me portierin Kozi që nuk kishte se çfarë të bënte. Tirana provoi të reagojë dhe në minutën e 90’ Lulaj realizoi dhe ngushtoi diferencën, por në fund ishin miqtë ata që festuan.
PËRFUNDIMI I NDESHJES
Gjithçka u mbyll me rezultatin 1-2 me Tiranën që nuk ia del të ruaj ritmin e javës së shkuar dhe momentalisht renditet në vend të pestë me 39 pikë. Teksa Teuta nga ana tjetër e kthen në trend fitoren ndaj kryeqytetasve, ndërsa pas Partizanit fiton edhe ndaj Tiranës dhe momentalisht renditet në vend të tetë me 31 pikë.