Koronavirusi i merr jetën një tjetër mësuesi në Shqipëri. Bëhet fjalë për mësuesin e një shkolle në Gramsh, Xhevit Dyrmyshi i cili nuk ia ka dalë në betejën me virusin e rrezikshëm. Ai ishte shtruar në spital prej disa ditësh dhe gjendja iu përkeqësua pas komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.
Lajmin e ka ndarë faqja zyrtare në Facebook e Njësisë Vendore në Gramsh, ku shkruhet:
“Të hidhëruar për lajmin e ndarjes nga jeta të mësuesit Xhevit Dermyshi. Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk mundi ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm Covid-19. Por karriera e tij e gjatë la gjurmë në sistemin arsimor. Kontributi profesional dhe shoqëror i mësues Xhevitit do të mbetet i vlerësuar ndër breza.
Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gramsh i dërgon ngushëllime të sinqerta bashkëshortes, familjarëve ,kolegëve dhe miqve të shumtë! U prehtë në paqe”, mbyllet njoftimi.

Burimi: Panorama.al