Gjobë marramendëse dhe përjashtim nga aktiviteti, tronditet futbolli shqiptar

Komiteti

Vendimi i fundit nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka “tronditur” klubin shqiptar të Shkëndijës së Tetovës. Konkretisht, Komiteti Disiplinor i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka gjobitur me 105 mijë euro në totalë ekipin tetovarë dhe përjashtimin sezonin e ardhshëm nga Kupa vendase.

Arsyeja është kanalizuar në disa vendime, të cilat marrin trajtë skandaloze. Kuota e 15 mijë eurove vjen për shkakun e përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë finales së Kupës karshi Sileks (e humbur 0 – 1).

Kjo nuk ishte e vetmja gjobë, pasi Komiteti Disiplinor i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut vazhdon me 10 mijë euro për thirrje dhe slogane nacionaliste me përmbajtje fyese në baza kombëtare, 20 mijë euro për shfaqjen e një banderole me përmbajtje naziste, refuzimi i pranimit të medaljeve në ceremoni, si dhe për sjellje degraduese dhe mosrespektuese ndaj zyrtarëve dhe ekipit kundërshtar.

Vazhdon më tej, mosrespektimi i himnit kombëtar i ka kushtur Shkëndijës edhe 30 mijë euro të tjera. Në kampionat, kuqezinjtë e Tetovës e mbyllën në vendin e 2-të.

LEXO ME SHUME:“Mirë se vini në të ardhmen”, mesazhi i Gaz Demit që shoqëron transformimin e stadiumit “Arena e Demave”

Related posts

Edlir Tetova insiston, Teuta pranë marrëveshjes me yllin e Superiores (EMRI)

Tre çështje në FIFA dhe largime të rëndësishme, verë e nxehtë për klubin e Kategorisë së Parë

“Mirë se vini në të ardhmen”, mesazhi i Gaz Demit që shoqëron transformimin e stadiumit “Arena e Demave”