Grushti ndaj Osmanit dhe sherri me tifozët e Vllaznisë, Ilir Daja dhe Ardian Bardhi e pësojnë keq nga Komisioni i Disiplinës

by KLIKOJE.AL

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë FSHF ka bërë publike vendimet për javën e fundit në futbollin shqiptar. Këto vendime lidhen me Superioren, e deri te futbolli i moshave.

Përsa i përket elitës, grushti që presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi i dha drejtorit sportiv të Vllaznisë, Tefik Osmanit është dënuar me 6 ndeshje pezullim. Po me kaq ndeshje është pezulluar edhe trajneri i Dinamos, Ilir Daja.

KOMISIONI I DISIPLINËS, VENDIMET

Zyrtari i AF Elbasani, Armand Mehmeti, për sjellje josportive ndaj të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i FC Dinamo City, Ilir Daja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i FC Dinamo City, Adrian Bardhi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.

Lojtari i KF Tirana, Akileu Ndreca, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Pogradeci, Redon Raza, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KS Burreli, Lorenxho Murra, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

LEXO ME SHUME:“Arenën do ta bëjmë Shkodër”, Alban Xhaferi karikon tifozët e Vllaznisë përpara finales me Egnatian

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.