“Të paftuar” në fushë, lojtarët e Kombëtares surprizohen në seancën stërvitore (video)

by KLIKOJE.AL

Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk e ka gjetur fushën bosh para seancës së sotme stërvitore në “Air Albania”. Në fakt, dikush tjetër po bënte stërvitje në impiantin kryeqytetas.

Aty gjendeshin gjyqtarët polakë të caktuar nga UEFA për të drejtuar takimin e kuqezinjve ndaj Letonisë. Gjashtë gjyqtarët e caktuar për sfidën, të udhëhequr nga kryesori Damian Sylvestrzak. Ishin në fushë duke kryer një seancë stërvitore përgatitore për duelin e nesërm. Ata vazhduan për disa minuta derisa edhe trajneri Silvinjo bëri gati futbollistët për të bërë seancën e fundit stërvitore në impiantin kryeqytetas.

VIDEO: PANORAMA SPORT

Kombëtarja shqiptare e futbollit bëhet gati për ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit ndaj Letonisë e ndërgjegjshme se për të mbajtur gjallë ëndrrën për kualifikim, i duhet të përmirësojë shumë gjëra dhe më kryesorja, shënjestrën para portës. Jo vetëm me golat e shënuar, 5 të tillë në 5 ndeshjet e luajtura në këtë vit, përfshirë edhe miqësoren me Gjibraltarin. Por specifikisht me gjuajtjet në portë e portës.

LEXO ME SHUME:Tirana me forca shtesë ndaj Flamurtarit, dy lojtarë drejt rikuperimit; nisin stërvitjen me skuadrën (video)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.