Nuk mbyllet merkato për Bylisin, transferon ish-sulmuesin e CSKA-së (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Edhe pse merkatoja ka përfunduar, lojtarët e lirë në treg vazhdojnë të qarkullojnë dhe Bylis ka bërë një “peshkim” perfekt. Sot klubi ballshiot ka prezantuar një sulmues ekspert dhe me CV të fortë, Eva Wankewai, i cili ka luajtur në Greqi, Algjeri, Bullgari, Azerbajxhan, Kinë dhe se fundi ne Iran. Kamerunasi sezonin e fundit ishte në Iran, por prej janarit nuk ka qenë më pjesë e ekipit.

NJOFTIM!

FK BYLIS ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e sulmuesit nga Kameruni, Rooney Eva Wankewai, 28-vjeç me eksperiencë në disa shtete, ku është aktivizuar në Superligën greke, Bullgari, Azerbajxhan, Kinë, Iran, Algjeri, por ka luajtur edhe me përfaqësuesen U-17 dhe U-20 të Kamerunit. Eksperienca e kamerunasit pritet që të jetë një forcë e shtuar në repartin ofensiv të skuadrës sonë.
Rooney Eva Wankewai, do të jetë gati për trajnerin Josa, për sfidat e radhës. I urojmë mirëseardhjen pjestarit më të ri të skuadrës sonë dhe suksese.

LEXO ME SHUME:Dëmtimet fusin në hall Dinamon, dy lojtarë mungojnë ndaj Teutës

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.