174
U duk se nisi një “shoqëri” mes tyre, por Kiara Tito dhe Olta Gixhari kanë pasur një tjetër debat gjatë ditës së sotme në “Big Brother Vip.” Kiara duket se i ka hapur sytë në lidhje me “shoqërinë” e aktores, sa ia përmend në fytyrë që kur u rrëzua nuk i qëndroi asnjë moment pranë.
Nga ana tjetër Olta përdor si kundër argument faktin që ajo tani po mbron Luizin. Teksa tonet e larta të Oltës dukeshin se po e çonin debatin në interesin e saj për të sulmuar Ejllin, Kiara është tërhequr duke u shprehur se nuk dëshiron të bjerë në të tilla nivele, duke bërtitur. Në një moment Kiara përqafon Luizin në sytë e Oltës, ndërsa kjo e fundit nuk ka reaguar mirë.