Ju kanë ardhur miq për drekë ose darkë dhe nuk doni të bëni figurë të keqe? Një kek me karrota është ajo që ju duhet.
Përbërësit:
2 filxhanë miell
2 lugë çaji sodë pjekje
2 lugë çaji kanellë
1/2 lugë kripë
4 kokrra vezë
5-6 karrota mesatare
300 ml vaj bimor (luledielli, misri etj)
1 kup sheqer normal i bardhë
1 kup sheqer kafë
1 lugë çaji esencë vanilje
1 kup arra ose (bajame, lajthi etj)
1 kup rrush të thatë
kremi:
2 pako philadelphia ose 250 g krem djathi
1/2 lëng limoni
1 kup sheqer pluhur
Përgatitja:
Si fillim ndezim furrën 180 C. Në një enë të thellë shtojmë miellin, kanellën, sodën dhe kripën. Ndërsa në një enë tjetër shtojmë vajin, shqerin e bardhë dhe kafë, esencën e vaniljes dhe i rrahim mirë. Më pas shtojmë një e nga një vezët duke i rrahur dhe në fund miellin pjesë-pjesë duke e përzier masën me
kujdes me spatul.
Pasi masa është krijuar, shtojmë karrotat të grira në rende, frutat e thata dhe i përziejmë përsëri me spatul. Masën e hedhim në formën e kekut të lyer me gjalpë dhe e fusim në furrë për 40-45 min. Pasi keku ëshë pjekur e lejmë të ftohet dhe sipër e mbulojmë me kremin e formuar duke rrahur kremin e djathit, me lëngun e limonit dhe sheqerin pluhur me mixer.
Kujdes, kur të rrihni kremin e djathit, sheqerin pluhur hidheni pjesë pjesë në mënyrë mos të përhapet në ajër duke bërë pis. Kremin e shtrojmë sipër kekut dhe e dekorojmë sipas dëshirës.