Kategoria Superiore/ Vllaznia shkëlqen nën drejtimin e Seldoskit, Laçi përmbys Teutën

Vllaznia rikthehet te fitorja në Superiore me trajnerin e ri Goce Seldoski. Kuqeblutë triumfuan në shtëpi me rezultatin 3-1 përballë Erzenit. Shkodranët zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, duke dominuar takimin. Pas disa rasteve të mira për të shënuar, goli i parë u realizua tri minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt. Herald Marku realizoi një kryevepër nga jashtë zone.

Vllaznia e nis mjaft mirë edhe fraksionin e dytë. Shkodranët në minutën e 53-të dyfishuan rezultatin me Liridon Latifin. Ky i fundit mposhti Xhikën me një goditije nga brenda zonës.
Erzeni u mundua të reagonte dhe rihapi ndeshjen 15 minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt me Nonaton.

Megjithatë Vllaznia nuk e uli ritmin dhe shënoi golin e qetësisë në të 85-tën me Jonuzin, i cili realizoi një gol spektakolar, duke befasuar portierin kundërshtar.
Pas këtij triumfi Vllaznia mbetet në vendin e katërt me 41 pikë, ndërsa Erzeni në të pestin me 37 pikë.

Related posts

“Kemi gjashtë mungesa”/ Gvozdenovic “qahet” përpara ndeshjes ndaj Vorës: Do provojmë të japim maksimumin

Partizani “mbyll gojën” përpara Flamurtarit, të kuqtë marrin vendim drastik pas largimit të Kërnajës

“Nuk më interesojnë se çfarë bëjnë rivalët”, Orges Shehi sfidon Teutën: Gjendjen e mirë psikologjike ta shfrytëzojmë nesër