Kategoria Superiore nuk tregon “mëshirë” për trajnerin, katër të larguar në 7 javët e para

by S.M

Largimi i Skerdi Bejzades për t’i hapur rrugë Mirel Josës në stolin e Laçit e bën klubin kurbinas ndoshta një nga rekordmenët e dekadës së fundit. Tre emra brenda 7 javëve kampionat janë lëvizje që reflektojnë problemet që mund të ketë në një grup që e ka nisur sezonin me shumë ulje-ngritje.

Ishte Stavri Nica viktima e parë e sezonit pikërisht në Laç nga ku u largua pas një jave dhe tashmë me largimin e Bejzades shkon në dy numri i trajnerëve të larguar. Në Kukës kanë ndryshuar gjithashtu pasi Hallaçi nuk rezistoi më shumë se dy javë ndërsa ndryshime në stol në total javë 4 e ky është një tregues shqetësues pasi mesatarisht çdo dy javë nga një trajner i jepm lamtumirën skuadrës së tij.

I katërti në këtë listë edhe Diego Longo që nuk rezistoi më shumë se 6 javë në stolin e Teutës, ndërsa Edi Martini ka marrë situatën në kontroll. Situata është e brishtë edhe në Tiranë dhe Shijak e Shkodër prandaj të gjithë janë të paralajmëruar. Me këtë trend, askush nuk e ka vendin të sigurt sot në 10 skuadrat elitare të futbollit shqiptar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.