98
Pogradeci ka kompletuar kuadratin për sezonin e ri,duke kryer goditjen më të fundit në repartin e rëndësishëm,portën.Samuel Nikaj dhe stafi i tij kanë “peshkuar” në futbollin maqedonas ku dhe janë bindur aty.
Pranë ekipit pogradecar mësohet se Ivan Nikoloski ka arritur marrëveshje 1-vjeçare dhe do ti bashkohet ekipit në rrugëtimin e sezonit të ri.Karriera e Nikoloskit është vetëm në vendlindjen e tij ku ka luajtur për ekipe si Voska Sport,Sileks,Fk Sasa ndërsa sezonin e kaluar me Belasica në ligën e parë maqedonase.
21-vjeçari i cili numëron edhe dy paraqitje me ekipin përfaqësues të Maqedonisë u21,do të zbarkojë nesër në Shqipëri për të firmosur kontratën dhe do jetë një “rival” i portierit tjetër Mateo Baci.