KATEGORIA E PARË/ Lushnja e pretendimeve të mëdha mbetet me 0 pikë, Vora fiton ndaj Burrelit

by S.M

Elbasani dhe Vora u janë bashkuar sot grupit të skuadrave pretendente përngjitjen në Superiore falë fitoreve që kanë siguruar në ndeshjet përkatëse në kampionat. Elbasanit i ka mjaftuar një gol i Abaz Karakaçit në fundin e pjesës së parë për të fituar në transfertë përballë Lushnjës dhe duke u ngjitur në kuotën e 7 pikëve, i bashkohet Apolonisë dhe Besës.

Vetëm një pikë më pas i ndjek Vora, e cila ka mundur me shifrat 3-1 në shtëpi Burrelin, duke lënë pas zhgënjimin e javës së kaluar pikërisht përballë Elbasanit.

LUSHNJA 0–1 AF ELBASANI

Karakaçi 45′

VORA 3–1 BURRELI

Qardaku 5′, Avdiu 14′, Raboshta 77′ / Fetaj 69′

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.