Kategoria e Parë/ Jo vetëm titulli, java e fundit vendos edhe fituesin e “Këpucës së Artë”, tre lojtarë në garë

by KLIKOJE.AL

Janë për t’u luajtur edhe 90 minutat e fundit të kampionatit të Kategorisë së Parë dhe te Dinamo ka ende një fije shprese për titullin kampion. Por gjithçka varet nga… Lushnja. Dhe jo vetëm për titullin kampion por edhe për “Këpucën e Artë”.

Nëse kryeqytetasit shpresojnë rokadën në renditje me Skënderbeun, Denison pretendon që të lërë pas Abdul Temitopenë në listën e shënuesve më të mirë të kampionatit. Që të dy kanë nga 12 gola dhe java e fundit do të vendosë edhe fituesin, ndaj pritet që të kemi një garë në distancë.

Në lojë është edhe Keko, sulmuesi i Korabit ka shënuar 11 gola dhe ekipi dibran do të luajë ndaj Besëlidhjes që ka rënë në një Kategori më poshtë. Nëse sulmuesi shënon të paktën dy gola dhe asnjë nga dy lojtarët e mësipërm nuk realizon, atëherë do të ishte një parakalim në renditje javën e fundit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.