Kartolina e bukur na vjen nga Kategoria e Parë, Elbasani-Bylis prodhon katër gola mes spektaklit në fushë e tribuna (video)

by KLIKOJE.AL

Ndeshja e prapambetur e Kategorisë së parë mes AF Elbasanit dhe Bylisit nisi me një atmosferë të bukur festive, gjë të cilën e dhuroi prania e konsiderueshme e tifozëve në stadium, ku mendohet se ishin afro 7 mijë të pranishëm. Të dy ekipet janë pretendentet kryesore për ngjitjen në Superiore. Një sfidë që nisi mirë për vendasit, pasi në minutën e 26′, Greca do të kalonte në avantazh verdheblutë.

Në pjesën e dytë, Bylis hyri me një ritëm tjetër në fushë dhe golat erdhën shumë shpejt. Në minutën e 57′ Xheferson realizoi në atë goditje me kokë, ndihmuar nga një gafë e Totoshit.

7 minuta më pas Bylis do të shënonte golin e dytë. Një zbritje e shpejtë e miqëve bëri që Camara të shënonte golin e avantazhit. AF Elbasani shënoi golin e barazimit me Bruno Telushin në minutën e 71′. Bylisi është aktualisht kryesues i Kategorisë së Parë, në kuotën e 39 pikëve. Ndërkohë, AF Elbasani ka 3 pikë më pak në vendin e dytë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.