Kalon në avantazh në 95′, por befasohet një minutë më pas, Teutës i ikën fitorja në sekondat e fundit ndaj Egnatias

by KLIKOJE.AL

Teuta dhe Egnatia ndanë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Superiore. Një ndeshje e çmendur e cila u mbyll me barazimin 2-2. Të parët që kaluan në avantazh ishin durrsakët me Dacin. Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Teutës.

E gjithë surpriza do të ishte rezervuar në pjesën e dytë ku barazimi erdhi në minutën e 88 me Lemine. Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, Fili fitoi penallti dhe Karabeci e ktheu në gol. Por festa e durrsakëve zgjati pak pasi Musta shënoi golin e barazimit në limitin e kohës.

Pas këtij barazimi Egnatia mbetet në vendin e parë me 34 pikë dhe Teuta në të fundit me 15 pikë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.