124
Juventus ka fituar një pikë në mbrojtjen kundër Federatës Italiane të Futbollit, pasi këta të fundit që në bazë të drejtësisë sportive i hoqën 15 pikë nga renditja e Serie A.
Një dokument mund t’u rikthejë pikët bardhezinjve, Por e “Zonjës së Vjetër” që duhet të provojnë gjithçka në Apel. Së fundmi avokatët mbrojtës kanë arritur të provojnë shkelje në procesin gjyqësor.
Vendimi ka dalë sot nga Gjykata Administrative e Lazios, e cila ka bërë të ditur se në aktet e procesit duhet përfshirë edhe një dokument që përmban kërkesën e organit të konkurrencës (Covisoc) nga lindi hetimi, ndaj prokurorisë sportive rreth penalizimit apo jo të mundshëm të bardhezinjve dhe klubeve të tjera të bazuar mbi rregulloret në fuqi.