Jo vetëm Kapllani dhe Metani, Kastrioti drejt firmës me sulmuesin e AF Elbasanit (FOTO)

Kastrioti e mbylli gjysmën e parë të kampionatit në vendin e 8, shumë larg pretendimeve të skuadrës krutane. Trajneri Ramadan Ndreu i ka kërkuar drejtesve elementët më cilësorë për ta mbyllur kampionatin në mënyrën më të mirë. Deri më tani ekipi krutan ka firmosur me Dejvid Kapllanin dhe Albi Metanin.

Mësohet se Kastrioti është drejt firmës me Jeton Krasniqin.Sulmuesi 23-vjeçar u transferua këtë verë tek ekipi i AF Elbasanit ku nuk ka pasur hapësirat e nevojshme dhe është aktivizuar në 10 ndeshje dhe vetëm në njëren prej tyre ka qenë titullar.

Related posts

Mes presionit dhe shpresës, mbijetesa e Tiranës vendoset në 12 ditë

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë