“Jemi gati për 36 javët e kampionatit”, Gvozdenovic e nis me sulm konferencën për shtyp: Jemi të përqendruar ndaj Elbasanit, Objektivi?…

Skënderbeu është gati për ndeshjen e parë të kampionatit, që do të luhet të hënën në Korçë kundër AF Elbasanit. Në prag të takimit, foli Gvozdenovic, tekniku u shpreh se ekipi i tij nuk është gati vetëm për nesër por për 36 javët e kampionatit.

“Ne jemi gati, jo vetëm për nesër, por edhe për kampionatin. është një javë e rëndësishme, jemi përgatitur mirë, jemi të qetë, jemi të përqendruar dhe do të flasim pas ndeshjes. Objektivi? Fola me drejtorin dhe më tha që të promovojmë lojtarë, të luajmë futboll të bukur dhe të kemi një projekt afatgjatë. Aktualisht jemi përqendruar te Elbasani dhe presim të bëjmë mirë”.

Related posts

Mes presionit dhe shpresës, mbijetesa e Tiranës vendoset në 12 ditë

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë