Shënoi dhe festoi pranë tifozërisë kundërshtare, sulmuesin e Kombëtares e “masakrojnë” me shishe kokës (video)

by KLIKOJE.AL

Jasir Asani ka shënuar golin e radhës për Esteghlal, që luan në transfertën e Fajr Sepasi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po shkëlqen me skuadrën iraniane, ndërsa është takimi i tretë rresht që shënon.

Jasir Asani zhbllokoi takimin në minutën e 42-të nga penallti. Më pas erdhi festa me shqiponjë dhe “Siu” e famshëm nga Kristiano Ronaldo. Shishet nuk munguan në fushë nga tifozët vendës, ndërsa stadiumi është i tejmbushur. I njëjti incident u përsërit edhe pas golit të dytë të Esteghlal, që sërish u shënua nga penalltia.

Jasir Asani ka shënuar dy gola këtë javë, njëherë në Champions-in 2 aziatik dhe tashmë në kampionat. Anësori ka gjetur edhe formën më të mirë te klubi ku u transferua në verë nga kampionati korean.

LEXO ME SHUME:“Çfarë po ndodh…”/ Flamurtari me reagim zyrtar pas humbjes ndaj Teutës: Duam drejtësi (video)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.