Ja si kanë ndikuar debatet dhe deklaratat e forta në numrin e ndjekësve në “Instagram” te banorët e BBV3!

by KLIKOJE.AL

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen te personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Por cilët janë banorët e shtëpisë së BBV që kanë spikatur në “Instagram”?

Ai është një banorët më të komentuar të BBV3. Bëhet fjalë për Julian Dedën, i cili është rritur sërish me një mijë ndjekës në “Instagram” duke shkuar nga 446 në 447 mijë. Duket se Juli është aleat në lojë me Ledjona Xheladinajn, e cila është rritur me 1200 ndjekës duke shkuar në 49.4 mijë.

Kalojmë te një çift i BBV3, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi. Të dy kanë pasur rritje me ndjekësit e tyre ku përmendim Ilnisën me një rritje prej 1.9 mijë ndjekësish dhe Meritoni me 4 mijë ndjekës më tepër.

Çifti i dytë i BBV3, Romeo Veshaj dhe Heidi Baci, të cilët duken se tashmë janë ndarë, kanë pasur që të dy rritje teksa kjo e fundit është rritur me 3 mijë ndjekës duke shkuar në 119 mijë, teksa edhe ish-partneri i saj ka shtuar 3K dhe tani numëron 330 mijë.

Dy shoqet e afërta, Roza Lati dhe Rike Roçi, nuk kanë pasur të njëjtën rritje siç ndodhi javën e kaluar. Roza numëron sërish 328K pa pësuar ndryshim nga java e kaluar, ndërsa Rikja ka shtuar 3 mijë ndjekës në Instagram.

Ndërkohë, një rritje prej 2 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 254 në 256 mijë. Egla Ceno ka qenë në krye të debateve dhe përplasjeve mjaft të forta ditët e fundit. Megjithatë, aktorja ka fituar plot 4.6K ndjekës në “Instagram”-in e saj. Sa i përket një prej banoreve më të reja të shtëpisë, Julia Ilirjani, ajo ka fituar 573 ndjekës brenda kësaj jave.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.