Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, analizoi humbjen në transfertë ndaj Vllaznisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “Super Gol”, tekniku serb, ndër të tjera deklaroi:
“Kur humbet ndeshjen, nuk humbet mirë, por do të bëjmë tani një analizë të shkurtër. Në pjesën e parë Vllaznia ishte skuadra më e mirë, mund të shënonte edhe gol tjetër. Në pjesën e dytë ishim ne më mirë. Ndoshta edhe barazimi ishte rezultati i drejtë.
Iu dhashë shansin lojtarëve që aktivizova, iu erdhi koha, sepse edhe në javët e para të kampionatit ishin titullarë. Të gjithë meritojnë minuta. Bëmë freskim. Ideja ishte të fitonim cilësi dhe rritëm. Në pjesën e parë gabuam në tranzicion. Në pjesën e parë ishim shumë të hapur anësh me Delajn dhe Bunjakun, ishim si 4-2-4, ideja ishte për 4-2-3-1. Ishte një gropë në mesfushë, ishte e vështirë për Manellarin dhe Kasën të mbulonin hapësirat.
Ne ishim përgatitur të luanim me pas mbrapa, me topin poshtën. Mungoi pasi i fundit për lojtarët. Linjat e skuadrës ishin shumë të hapur. Në pjesën e dytë ishim afër për një barazim.
Ishim shumë të hapur si skuadër kur e fillonim lojën nga mbrapa. Aty ishte gabim. Në pjesën e dytë e rregulluam. Reagonim me vonesë”, përfundoi Gvozdenoviç.