Italia ndërpret furnizimin me naftë ruse, arrin marrëveshje me Algjerinë për furnizimin

by KLIKOJE.AL

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është duke zhvilluar një vizitë në Algjeri, me qëllim që të dy vendet të kenë një bashkëpunim energjitik.

Pas takimit të saj me presidentin algjerian Abdelmadjid Teboun, kryeministrja italiane tha: “Algjeria është tani furnizuesi ynë kryesor i gazit natyror. Kompania italiane e hidrokarbureve Eni dhe kompania përkatëse algjeriane nënshkruan marrëveshje për zhvillimin e qëndrueshëm dhe reduktimin e emetimeve të gazeve serrë, për rritjen e eksporteve nga Algjeria drejt Italisë dhe BE-së, ndërtimin e një tubacioni të ri për hidrogjenin dhe gazin”.

“Algjeria është një partner strategjik dhe i besueshëm,” shtoi Meloni. Në të njëjtën kohë, ajo theksoi se “synon të forcojë bashkëpunimin me Algjerin, si në atë energjetik, ashtu edhe në atë politik dhe kulturor”.

Në bisedën e tyre, Tebun dhe Meloni përmendën njëkohësisht rëndësinë e stabilizimit të Libisë, situatën në Mali dhe nevojën, siç shtoi kreu i qeverisë italiane, “për të arritur, për palestinezët, krijimin e dy shteteve, e vetmja mënyrë që mund të garantojë paqen në rajon.”

Së fundi, kryeministrja italiane favorizoi një bashkëpunim të ri, të zgjeruar me vendet mesdhetare të Afrikës në mënyrë që “kriza të kthehet në mundësi të reja”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.