Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Meloni

  • Marrëveshja Rama – Meloni për 36 mijë emigrantët në vendin tonë, reagon BE: Duhet kujdes, respektoni…

    Marrëveshja Rama – Meloni për 36 mijë emigrantët në vendin tonë, reagon BE: Duhet kujdes, respektoni…

    Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë ka shkaktuar edhe reagimin e Brukselit. Komisioni Evropian thotë se është vënë “në dijeni të marrëveshjes operacionale mes autoriteteve italiane dhe shqiptare” në fushën e menaxhimit të flukseve migratore.

    “Ne jemi informuar për këtë marrëveshje, por nuk kemi marrë ende informacion të detajuar. Marrëveshja operacionale duhet ende të përkthehet në ligj nga Italia dhe të zbatohet më tej.

    Është e rëndësishme që çdo marrëveshje e këtij lloji të respektojë plotësisht të drejtën e BE-së dhe të drejtat ndërkombëtare” – tha një zëdhënëse e qeverisë së BE-së e pyetur nga Adnkronos.

    Për këtë çështje u edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i intervistuar nga Bruno Vespa në emisionin “Pesë minuta”.

    “Po. Menaxhimi do të jetë italian. Ka një protokoll shumë të saktë. Është një qendër pritjeje, një vend për të kryer kontrolle dhe regjistrime. Gjithçka do të bëhet sipas kritereve shumë të sakta të BE-së”, – tha Rama.

    “Kjo marrëveshje, nënvizoi ai, vjen thjesht nga mirënjohja që ekziston gjithmonë tek unë, tek të gjithë ne shqiptarët, ndaj Italisë. Kur Italia kërkon t’i japin një dorë, ne jemi gati t’ia japim” – tha ai.

  • 36 mijë emigrantë do të sillen në Shqipëri, Rama bën marrëveshjen me Melonin

    36 mijë emigrantë do të sillen në Shqipëri, Rama bën marrëveshjen me Melonin

    Një marrëveshje historike, e arritur në parim që në 15 gusht kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni erdhi me traget nga Puglia për të pushuar me familjen e homologut shqiptar Edi Rama në Vlorë, është firmosur sot mes dy liderëve në “Palazzo Chigi” të Romës.

    Porti i Shëngjinit do të jetë porta hyrëse për emigrantët e paligjshëm që tentojnë të hyjnë në Europë përmes Italisë, sipas protokollit për menaxhimin e flukseve migratore.

    Përmbajtja e protokollit është zbardhur nga TgCom, që raporton se Italia do të ndërtojë dy qendra të menaxhimit të emigrantëve në Shqipëri, të cilat, kur të jenë plotësisht funksionale, do të jenë në gjendje të menaxhojnë një “fluks vjetor prej 36 mijë personash”.

    Në të dy objektet nuk do të strehohen “të mitur, gra shtatzëna dhe persona vulnerabël”, sic edhe sqaroi në konferencën e përbashkët për mediat, kryeministrja Giorgia Meloni.

    “Më shumë se aperitivë, gjatë takimit që dy liderët zhvilluan dhe që u cilësua si një festë e thjeshtë”, shprehen burimet për La Stampa, duke ju referuar marrëveshjes së 15 gushtit, që u nënshkrua sot dhe që do të funksionojë duke nisur nga pranvera e vitit 2024.

    Si do të funksionojnë dy qendrat?

    Memorandumi i mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe Italisë për menaxhimin e flukseve migratore nuk vlen për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por për ata të shpëtuar në Mesdhe nga anijet italiane, si ato të Marinës dhe Gdf, por jo ato të OJQ-ve.

    Në portin e Shëngjinit, Italia do të kujdeset për procedurat e zbarkimit dhe identifikimit. Po aty autoritetet italiane do të krijojnë një qendër pritjeje dhe kontrolli të parë, ndërsa në Gjadër do të krijohet një strukturë model CPR për procedurat e mëpasshme.

    “Ajo në port do të kujdeset për procedurat e zbarkimit dhe identifikimit me një aktivitet fillestar depistues, ndërsa qendra që do të ndërtohet në zonën më të brendshme do të jetë një strukturë model CPR”, tha kryeministrja italiane.

    Këto struktura fillimisht do të mund të strehojnë deri në 3 mijë persona, që do të qëndrojnë aty gjatë kohës së nevojshme për të përfunduar procedurat për shqyrtimin e kërkesave për azil, të shkurtuar deri në 28 ditë nga ana e Italisë.

    Objektivat e marrëveshjes, siç nënvizoi Meloni, janë “të goditet trafiku i qenieve njerëzore, të parandalohen flukset e parregullta dhe të mirëpriten vetëm ata që kanë vërtet të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare”.

  • Kryeministrja e Italisë vizitoi Kievin, Italia e pëson keq nga hakerat rusë!

    Kryeministrja e Italisë vizitoi Kievin, Italia e pëson keq nga hakerat rusë!

    Hakerat rusë sulmuan portalet e internetit të organizatave publike italiane. Sipas shtypit, faqet e internetit të Karabinierëve, Ministrisë së Jashtme italiane, Ministrisë së Mbrojtjes dhe organizatave bankare janë çaktivizuar përkohësisht ose kanë pasur probleme lidhjeje.

    Në mesazhet e tyre hakerët i referohen deklaratave të djeshme të kryeministres italiane Giorgia Meloni nga Kievi, ku mbështeste Ukrainën në luftën ndaj Rusisë, ndërsa përmendet edhe “qëndrimi rusofobik” i Italisë.

    Kujtohet se kryeministrja italiane Giorgia Meloni është takuar pasditen e së martës në kryeqytetin ukrainas me presidentin e vendit Volodymyr Zelensky. Duke folur me gazetarët pas përfundimit të bisedimeve të tyre, Meloni tha se “Italia ofron mbështetje të plotë për Ukrainën dhe se nuk do të hezitojë ta ndhmojë”.

    “Italia do të ofrojë të gjithë mbështetjen e mundshme për të krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e negociatave, por deri atëherë do të vazhdojë të ofrojë të gjitha llojet e mbështetjes ushtarake, ekonomike dhe sociale”, shtoi kreu i qeverisë italiane. Megjithatë, ajo e bëri të qartë se “në këtë fazë asnjë avion ushtarak nuk do t’i dorëzohet Ukrainës dhe se ky është një vendim që duhet të merret së bashku me partnerët e tjerë”.

  • Italia ndërpret furnizimin me naftë ruse, arrin marrëveshje me Algjerinë për furnizimin

    Italia ndërpret furnizimin me naftë ruse, arrin marrëveshje me Algjerinë për furnizimin

    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është duke zhvilluar një vizitë në Algjeri, me qëllim që të dy vendet të kenë një bashkëpunim energjitik.

    Pas takimit të saj me presidentin algjerian Abdelmadjid Teboun, kryeministrja italiane tha: “Algjeria është tani furnizuesi ynë kryesor i gazit natyror. Kompania italiane e hidrokarbureve Eni dhe kompania përkatëse algjeriane nënshkruan marrëveshje për zhvillimin e qëndrueshëm dhe reduktimin e emetimeve të gazeve serrë, për rritjen e eksporteve nga Algjeria drejt Italisë dhe BE-së, ndërtimin e një tubacioni të ri për hidrogjenin dhe gazin”.

    “Algjeria është një partner strategjik dhe i besueshëm,” shtoi Meloni. Në të njëjtën kohë, ajo theksoi se “synon të forcojë bashkëpunimin me Algjerin, si në atë energjetik, ashtu edhe në atë politik dhe kulturor”.

    Në bisedën e tyre, Tebun dhe Meloni përmendën njëkohësisht rëndësinë e stabilizimit të Libisë, situatën në Mali dhe nevojën, siç shtoi kreu i qeverisë italiane, “për të arritur, për palestinezët, krijimin e dy shteteve, e vetmja mënyrë që mund të garantojë paqen në rajon.”

    Së fundi, kryeministrja italiane favorizoi një bashkëpunim të ri, të zgjeruar me vendet mesdhetare të Afrikës në mënyrë që “kriza të kthehet në mundësi të reja”.