225
Lushnja nuk gjen rehat me stadiumin. Nëse të martën e ndanë mendjen për të luajtur në Peqin, dje kanë ndryshuar mendje. Në kërkim të një fushe më të mirë për të nisur sezonin, kanë negociuar me “Elbasan Arenën”. Dhe akordi nuk ka vonuar në fakt, teksa dje është zyrtarizuar se do ta luajnë aty derbin me Apoloninë.
Është caktuar e diela e 3 shtatorit si dita për ta zhvilluar këtë përballje, që verdhejeshilët me zor po e presin. Lajmi u konfirmua për gazetën nga administratori Marius Liçka. Ndërkohë, që skuadra vijon përgatitjet për javën e parë të Kategorisë së Parë. Në fushën sportive të Plugut, Gugash Magani po merret me detajet e fundit të këtij 90-minutëshi.