Ish-sulmuesi i Partizanit dhe Teutës e bën sefte në Arabi, debutim me gol në minutën e fundit (video)

Ish-sulmuesi kampion i Shqipërisë me Partizanin dhe Teutën, Rubin Hebaj, ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e tij të re, Al-Orubah në Arabinë Saudite. Në sfidën me Ohod, sulmuesi shkodran bëri heroin për skuadrën e tij, duke shënuar në minutën e 90+4’, duke i dhënë tre pikë të arta në luftën për t’u ngjitur në “Saudi Professional League”.

Hebaj u prezantua vetëm disa ditë më parë me Al-Orubah pasi u transferua nga Andijon në merkaton e dimrit.

Related posts

E FUNDIT/ E ardhmja e Orges Shehit te Tirana mbetet mister, në prapaskenë dalin rivalët e bardhebluve

Pas dështimit për të arritur Superioren, sulmuesi largohet nga Besa

Lëvizje e bujshme në horizont, lideri i mesfushës mund të largohet nga Vllaznia te rivalët (EMRI)