Ish-kampion me Partizanin, mesfushori prezantohet te skuadra turke (FOTO)

by S.M

Engjëll Hoti është lojtari më i ri i Umraniyespor. Mesfushori nga Kosova vendosi të mbyllte aventurën e tij me Lodz në Poloni, për të nisur një të re në Kategorinë e Parë turke.

27 vjeçari njihet edhe në Shqipëri pasi më parë ka luajtur për Tiranën dhe Partizanin. Me të dyja ekipet e kryeqytetit, fantazisti është shpallur kampion, duke fituar titullin edhe si bardheblu, por edhe si “dem”.

 

Tashmë, Hoti është gati për aventurën e tij në Turqi, ku luan për herë të parë. Më herët, përveç Superiores, Engjëll Hoti ka luajtur edhe në Gjermani dhe Kosovë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.