Roko Vata pranon ftesën për Irlandën, trajneri Hallgrimsson zbulon: Nuk e morëm se po interesohej Shqipëria për të, por sepse…

by KLIKOJE.AL

Irlanda A ka publikuar listën për ndeshjet e marsit dhe atje shihet edhe emri i Rocco Vatës. Kështu djali i Rudi Vatës ka shuar të gjitha mundësitë për të veshur fanellën kuqezi në të ardhmen. Roko ka refuzuar ftesën e Shqipërisë U-21 dhe ka pranuar që të jetë përfundimisht i Irlandës. Trajneri i këtyre të fundit,

Heimir Hallgrimsson te Irlanda  është pyetur nga gazetarët nëse ftesa për Rocco Vata-n ka qenë vetëm për t’ia djegur Shqipërisë pasi kuqezinjtë po interesoheshin për të, por Hallgrimsson nuk e pranoi.

“Nuk e morëm Rocco Vatën se po interesohej Shqipëria për të. E morëm për shkak të kualiteteve që ai ka. Sic e dini, kemi shumë dëmtime në pozicionin ku luan Roko. Ai mund të na ndryshojë stilin e  lojës, kështu që kjo është ajo që ne shohim tek ai tani.Për këtë arsye ka ardhur te ekipi A, duhet ta shohim, ai ka aftësinë për të vendosur historinë e një ndeshje, siç ka ndodhur te Watfordi. Duam ta shohim në stërvitje se çfarë do të na afrojë në tavolinë me potencialin e tij, por sigurisht, ka shumë talent”, tha Hallgrimsson.

REFUZIMI I SHQIPËRISË

Vata aktualisht luan për ekipin e Watford-it në Championshipin anglez, ku numëron katër gola dhe tre asisitme këtë sezon në të gjitha garat. Në karrierën ndërkombëtare, Vata ka përfaqësuar Irlandën në nivelet U-15, U-17, U-18, U-19 dhe U-21. Shqipëria besohet se i ka dërguar ftesë Vatës për të përfaqësuar ekipin U-21, por ai thuhet se e ka refuzuar duke zgjedhur ekipin A të Irlandës. Lidhur me këtë ftesë ka reaguar edhe Rudi, i cili ka zgjedhur të ironizojë me një shprehje popullore: “M’ka çu nana me la gojën”. Duke vijuar më tej, legjenda kuqezi tha për FSHF-në se “Nuk janë seriozë dhe nuk kanë asnjë projekt konkret për të na bindur”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.