“Nuk kishim mesfushorë”, Ilir Daja pas humbjes ndaj Vllaznisë: Ajo që më shqetëson më shumë është…

by KLIKOJE.AL

Ilir Daja,trajneri i Dinamos ka folur pas ndeshjes së humbur kundër Vllaznisë me rezultatin 0-2.

“Nuk dua të justifikohem, por që të mungojnë 5-6 lojtarë të formacionit për më pak se 10 ditë. Duke futur dëmtimin e Maliqit, transfertën e Karambës, Aliji që nuk është rikuperuar akoma. Po të shikoni në pankinë kishim vetëm Ismailin mbrojtës. Të gjithë ishin sulmues, nuk kishim mesfushorë. U bë gabim dorëzimi i topit, ishte njëfarë presioni i Vllaznisë, por kishte hapësira. Nuk u gjendën mbrojtësit e krahut, në pak aksione që numërohen me gishtat e njërës dorë. Alternimi i mesfushës me Gudiabin dhe Qardakun. Në pjesën e parë e humbëm topin dhe shumë energji. Ishte moment jo i joni, në ndeshje direkte me një kundërshtar direkt si Vllaznia.

Ishte pikërisht defekti i pjesës së parë, Qardaku dhe Vila hapeshin. Ata duhet të plotësonin zonat e numrave 8 ose gjysmëhapësirat. Vllaznia luante me 3 stoper. Kjo ishte problematika jonë. Dhe kur topi shkonte te Dejvi ose Nani, që merrnin gjerësinë. Vllaznia mbrohej me pesë, me Jagon dhe Kastratin, nuk kishim lojtarë për të ndryshuar krahun e lojës. Ky ishte problemi më i madh. Dhe në pjesën e parë dorëzonim topin shpejt, shpërndarja nuk ishte e duhura.

Kur drejton një ekip si Dinamo, objektivat janë maksimale. Me gjithë mend që Meksi dhe Loran kanë bërë goxha mirë në edicionin e kaluar, por performance e Maliqit dhe Nezirit kanë qenë në një nivel dhe më të lartë. Pak mundësi ke që të bësh rotacione. Kanë pasur një formë goxha të mirë. Lojtarët i marrin vetë minutat e lojës. Në momentin që. Ndoshta dhe rotacioni do ishte më i shpeshtë. Kur kanë performuar mirë, edhe minutazhi i tyre ka qenë i limituar. Në këtë kampionat kemi rikuperuar goxha me prezencën e Maliqit dhe Nezirit. Aktivizimi i pakët ka qenë edhe performanca e këtyre që përmenda unë. Për këtë nuk mund të bënim rotacione në gjysmën e parë të kampionatit.

Në fakt shqetësohem më shumë. Në atë periudhë kemi pasur në pankinë nga të tre repartet. Sot të them të drejtën, ishin 6 sulmues, një mbrojtës krahu Ismaili dhe një tjetër mbrojtës nga ekipi U-19. Problemi i shpërndarjes në reparte nuk na ka ndodhur asnjëherë. Ky problem . Ajo që më shqetëson është boshatisja, sidomos në disa pozicione. Nuk besoj që kthehet njeri në ndeshjen e radhës sepse edhe Neziri dhe Qefalija duan të paktën mbi 10 ditë terapi dhe stërvitje individiuale, për t’u bashkuar me grupin. Aliji. Duhet të gje. Sot na doli dhe Lorani i dëmtuar, me ndërrim të detyruar, u shpreh Ilir Daja për “RTSH”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.