Icardi harron shpejt Wandën, sulmuesi në një lidhje me aktoren e telenovelave turke. Përflitej se ishte e dashura e shokut të skuadrës

by KLIKOJE.AL

Duket se sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, e ka harruar shumë shpejtë Wanda Narën dhe është vënë menjëherë në ndjekje të dashurisë së tij të re.

Siç raportojnë mediat turke, sulmuesi i Galatasaray-t përflitet të jetë në një lidhje të fshehtë me aktoren e njohur, Devrim Ozkan. Që prej janarit të këtij viti, ajo shoqërohej me mesfushorin nga Uruguai, Lukas Torreira, por nuk kishte asgjë të konfirmuar mes tyre, duke lënë të ditur që janë vetëm shok.

Por detaji në foton e fundit ku Icardi ndodhet së bashku me Torreirën dhe Ozkan, bëjnë të mendohet se mes tyre ka diçka. Të dy ata i kanë hedhur krahun mesfushorit uruguaian, teksa shikohen që duart e tyre janë disi të kapura me njëra-tjetrën te shpatulla e Torreirës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.