I mbytur prej dy ditësh në ujërat e liqenit të Shkodrës, polumbarët nxjerrin trupin/ Ja kush është i riu (Emri)

by KLIKOJE.AL

Gjendet pas dy ditësh në ujërat e liqenit të Shkodrës trupi i një 24 vjeçari që u mbyt teksa po lahej.

Polumbarët kanë gjetur dhe kanë nxjerrë trupin e të riut Bekim Dema.

I ndjeri po lahej me katër persona të tjerë në ujëra e liqenit dhe pasi u hodh nga varka, nuk doli më prej andej.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grizhë, në vendin e quajtur “Balshaj”, Malësi e Madhe. Mësohet se Bekim Demaj është banues në fshatin Ktosh, Malësi e Madhe.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.