327
Trajneri i Granadës në fund të ndeshjes ku skudara e tij mori një pikë bërballë Betis Sevillas, por dhe humbi shërbimet e Uzunit për shkak dëmtimi, në konferencën për shtyp tha disa fjalë, të cilat nuk i kanë pëlqyer aspak komisarit teknik të Shqipërisë.
“Për Myrton nuk kam shumë se çfarë të flas pasi ai kishte disa shqetësime javën e kaluar. Madje sot (mbrëmë) na u desh që ti bënim disa gjilpëra për ta patur në dispozicion. Ai është sakrifikuar mjaftueshëm për ekipin. Le të shikojmë si do të jetë diagnoza që do të na japin mjekët. Le të shpresojmë që të mos jetë asgjë me rëndësi edhe pse jam shumë i shqetësuar”, tha Paco Lopez.