Humbja me Laçin në Elbasan ka lënë një shije të hidhur. Disfata duket se ka “mbushur kupën” e drejtuesve, të cilët kanë marrë masa konkrete ndaj skuadrës.
Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se drejtuesit kanë vendosur të gjobisin skuadrën dhe menjëherë pas ndeshjes kanë njoftuar lojtarët për këtë vendim. Loja e ekipit ndaj kurbinasve ka qenë jashtë cdo pritshmërie dhe kjo ka bërë që drejtuesit të marrin këtë hap.
Nuk dihet ende se për çfarë shifrash bëhet fjalë, teksa mbetet në ditët në vazhdim për të mësuar më shumë rreth kësaj situate. Gjithsesi te Elbasani humbja nuk iu lejohet, pasi në të kundër do të futet në vallen e mbijetesës.
Siç dihet objektivi i klubit është “Final – Four” dhe gjobitja e lojtarëve mund të shërbejë si një “shkundje” e skuadrës për sfidat e radhës. Ndeshja me Tiranën është shumë e rëndësishme, pasi çdo rezultat tjetër veçse fitores mund të rezultoj fatal për ekipin e Ivan Gvozdenovic.
DEKLARATA E GVOZDENOVIÇ
“Jam shumë i mërzitur, jemi për kritika. Goli i parë vjen shumë shpejt, nga minuta e 5-të. Pastaj nuk ishim të përqëndruar, jam shumë i mërzitur dhe turp, të gjithë përgjegjësinë do e marrë. Do bëjmë analizë. Laçi meritoi të fitonte sot, ishte skuadra më e mirë, më e shpejtë, agresive dhe e qetë. Dua të uroj sukses tek ekipi i Laçit.