Humbën vendin e dytë nga Tirana, tifozët e Vllaznisë thirrje lojtarëve: Kundër Skënderbeut luani me rezerva (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Vllaznia humbi sot vendin e dytë, pasi barazoi 0 me 0 kundër Tiranës në “Air Albania”. Partizani e mori pozitën e shkodranëve, teksa kuqeblutë e kanë siguruar më parë një biletë për “Final 4”.

Pas postimit të Vllaznisë për rezultatin përfundimtar përballë Tiranës, tifozët kuqeblu kanë vërshuar në komente. Çfarë bie në sy është se shkodranët kërkojnë tolerimin e Skënderbeut, që është dhe kundërshtari i radhës në kampionat.

Korçarët u bën punë fitorja për të qenë pjesë e “Final 4”. Në anën tjetër fati i shkodranëve për vendin e dytë varet nga Erzeni. Do të ishte mrekulli në rast se shijakasit ndalin Partizanin, që vetëm 1 javë nga fundi arriti çfarë kërkonte para “Final 4”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.