Edi Rama ka quajtur sot si sukses marrjen e 650 milionë eurove të tjera nga qeveria, pra pikërisht atë që dikur ia faturonte si krim që rrënon të ardhmen e vendit, paraardhësit të tij Sali Berisha. Po t’i kthehesh kronikave kur Rama ishte shefi i opozitës, sidomos në vitet 2012-2013, një nga temat më alarmante është fundosja që qeveria Berisha po i bënte vendit duke e zhytur atë në borxhe.
Retorika e Ramës për shpërdorimin e të “ardhmes së fëmijëve tanë”, qe një nga arsyet e shumta të ngjitjes së tij në pushtet.
Lexo me tej:
Borxhi i frikshëm që mori Rama i shpjeguar fare thjeshtë
“Borxhi i lartë publik është kërcënim për ekonominë, rrezikon falimentimin. Kjo është një deklaratë shumë e rëndë që pasqyron atë që ne në mënyrë të përsëritur kemi bërë me dije për publikun, duke iu rënë kambanave të një alarmi. Është e pamundur të vazhdohet të mbahet pesha e këtij borxhi dhe të vazhdohet të shpenzohet nga ana tjetër pa asnjë lloj papërgjegjshmërie” u thoshte ai në mars 2013 grupeve të interesit, të cilave u prezantonte programin e Rilindjes për infrastrukturën.
Në atë kohë shifra e borxhit sipas FMN-së ishte 70.1 % e Prodhimit të Brendëshëm Bruto (GDP).
Pasi i mori karigen “rrënuesit të së ardhmes”, Sali Berishës, Rama nuk gjeti ndonjë mënyrë më të mirë për të pompuar ekonominë sesa krijimi i borxhit për brezat e nesërm. Por, ndryshe nga paraardhësi, kryeministri socialist nuk operoi me borxh direkt, por me një borxh të fshehur të kamufluar pas koncesioneve, PPV dhe projektit “1 miliard euro”. Psh, vetëm tre koncesione (hemodializa, Check Up dhe sterilizimi) u kushtojnë shqipëtarëve 21.8 milionë euro çdo vit.
Sipas opozitës bashkë me llogaritjen e borxheve të fshehura të PPP-ve prej 2.2 miliardë eurosh, borxhi mund të llogaritet 81%.
Në fakt, sipas qeverisë Rama ai ka qenë 67.1%, por kjo është një llogari ku nuk futen detyrimet e prapambetura që shteti deri më tani nuk i ka paguar. Një shifër më pranë realitetit jepte FMN e cila duke përfshirë edhe këto detyrime e shpinte atë në shifrën 69.9.
Pra, pothuajse njësoj sa në kohën e Sali Berishës të cilin Rama opozitar e anatemonte si vjedhësin e brezave të ardhshëm. Dhe të jemi të qartë, këto janë shifrat e vitit 208 kur ende nuk kishte rënë tërmeti dhe nuk kishte shpërthyer kriza ekonomike që la pas pandemia dhe nuk ishte marrë hua shifra prej 650 milionë euro. Pikërisht ajo qc Rama sot në pushtet e quajti sukses, ndërsa dje si opozitar e etiketonte “kërcënimin e ekonomisë dhe falimentimin e shtetit”.