Nga Bujar Nishani:
Pengu i Edi Ramës strehuar në zyrat e Partisë Demokratike vijon të fyejë anëtarët e kësaj partie, delegatët e Kuvendit Kombëtar, votuesit e kësaj partie, mijëra burra e gra, djem e vajza që kanë vendosur ta shpëtojnë Partinë Demokratike nga pengmarrja e Edi Ramës.
Të etiketosh ata mijëra delegatë si “letra të mbyllura në kasafortë” tregon edhe njëherë konceptin e pengut mbi partinë dhe moralin politik të tij, të lidhur veç me kasafortën.
Pengu nuk i thotë dot publikut se cili nen i statutit i kërkon Kryetarit, Sekretarit apo Kryesisë të verifikojë emrat e delegatëve që thërrasin Kuvendin Kombëtar ?
Cili Nen ? Nuk ka !
Si ne çdo rast verifikimin e prezencës dhe mandatin e delegatëve e realizon Kuvendi Kombëtar ditën që mblidhet.
11 Dhjetori i Ri po afron me shpejtësi !
Çlirimi, ringritja, bashkimi e forcimi i Partisë Demokratike do të nisë dhe pengu do ti njohë më në fund edhe demokratët e vërtetë, të cilët ka refuzuar ti njohë, ti takojë, ti respektojë e nderojë për tetë vite me rradhë.
Tani herë i quan “llum” e herë “letra të mbyllur në kasafortë”.
11 Dhjetori do ta ndihmojë edhe pengun të njohë demokratët !
Të ringremë PD për të shpëtuar Shqipërinë !