Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri zbuloi se do të kandidojë me siglën e PS-së dhe i parafundit në Tiranë.
Një zgjedhje që çuditi shumë miq dhe përkrahës të tij, pasi në parlament Valteri ka qënë kritik i Ramës dhe ngjyrave që ai do të mbrojë në këtë fushatë.
Halit Valteri dikur ka qënë një mbështetës i flaktë i Partisë Demokratike, aq sa të shohësh disa foto me shumë dashuri krahë kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Ndërsa tashmë që ka shkuar në anën e socialistëve e konsideron kreun e Partisë Demokratike si rrezik pasi sipas tij kryedemokrati ka ende një dosje që e rrezikon atë politikisht në çdo moment, siç është kostoja e katërfishuar e Rrugës së Kombit.
![](https://klikoje.com/wp-content/uploads/2021/03/159967845_1701298473376168_460123306041364194_n.jpg)
Valteri nuk e dinte që kryetari i tij kishte një dosje kur e mbështeste në të shkuarën? Valteri sot pranon se u largua nga partia ku ai u formua, për shkak të kualicionit me LSI duke e konsideruar si më e keqja nga e cila shkon sa andej këndej, por ish-deputeti harron drekat e shtruara plot, madje duke kërcyer shënd e verë me kryetaren Monika Kryemadhi. Duket se Valterit po i pëlqen “gjella e prishur” e Edi Ramës sa ka pranuar të jetë edhe fundi i bishtit të kavallit.
![](https://klikoje.com/wp-content/uploads/2021/03/159931714_130714132306091_376243864889365865_n.jpg)