Fenomenit të Big Brother Vip këtë sezon nuk i ka shpëtuar as analistit politik, Kreshnik Spahiu, i cili për çudinë e të gjithëve ka komentuar dy finalistët mbrëmë në emisionin “Open”.
Në analizën e tij, Spahiu u shpreh se ishin vetëm 4 sekonda ato që bënë diferencën duke rrëzuar Donaldin dhe duke ngritur Ilirin.
Ai tha:
“Unë personalisht kam qenë që të fitonte Iliri, por prisja që trofeun ta merrte në fund Donaldi, kur pashë mënyrën se si po shkonin gjërat në publik. Megjithatë, kuptova diferencën e Ilirit me Donaldin me një moment shumë specifik pas daljes nga shtëpia, kur Donaldi tha një gjë në faqen e tij para fansave. Ai filloi të merrej me lekët, ku do i përdorë ky fituesi lekët, hajde bëjmë shtëpi, unë fus 100 mijë euro… Aty u zhgënjeva dhe kuptova se figura e Donaldit ra për 4 sekonda. Ajo ishte gafë prej tij.”