Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Ilir Shaqiri

  • Olta Gixharit i zbërthehet fustani në skenë, ja reagimi epik i Ilir Shaqirit (video)

    Olta Gixharit i zbërthehet fustani në skenë, ja reagimi epik i Ilir Shaqirit (video)

    Anëtarja e jurisë së “Dancing With The Stars”, Olta Gixhari, u përball me një incident gjatë spektaklit mbrëmjen e sotme. Fustani iu zbërtheu papritur, por aktorja nuk u vu aspak në siklet, por kërkoi ndihmë hapur nga Iliri.

    Kur juria po analizonte ‘cha cha’-në e Sardi Strugajt, aktorja u ngrit në këmbë dhe tregoi fustanin e saj, duke kërkuar ndihmë për ta mbërthyer.

    Ilir Shaqiri refuzoi ta ndihmonte, ndërkohë që menjëherë pranë Oltës u afrua Sardi. Këngëtari u përpoq të mbërthente zinxhirin, ndonëse ishte e vështirë. Pasi mori 5 nga Iliri, Sardi i tha kryetarit të jurisë se duhet të ishte ai që ta ndihmonte i pari Oltën, por Iliri e ka gjithmonë gati përgjigjen: “Unë ta lashë vetë, se po të doja t’ia mbërtheja, e kisha bërë” – ia ktheu ai këngëtarit, i cili e kaloi këtë situatë gjithashtu me humor.

    Ky moment u shoqërua me batuta nga moderatorja Bora Zemani dhe anëtarët e tjerë të jurisë.

  • “Është njeriu që po ndryshon Tiranën”, Ilir Shaqiri i uron fitoren Erion Veliajt: Vetëm fitore dhe përpara (video)

    “Është njeriu që po ndryshon Tiranën”, Ilir Shaqiri i uron fitoren Erion Veliajt: Vetëm fitore dhe përpara (video)

    Balerini i njohur shqiptar, Ilir Shaqiri, fitues i Big Brother VIP 1 dhe një nga personazhet më të dashur për publikun, i uroi fitoren kryebashkiakut Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit. Në një videomesazh të postuar në rrjetet sociale, balerini Shaqiri fton qytetarët e Tiranes të mbështesin Veliajn edhe për një mandat tjetër në Tiranë.

    Shaqiri thote se Veliaj është njeriu që ka ndryshuar Tiranën, duke e shndërruar në një qytet Europian plot jetë.

    VIDEO

    Mesazhi i plotë:

    Përshëndetje, Tirana ime! Përshëndetje, tironsave të mi dhe të gjithë juve që jetoni dhe shijoni atë qytet të mrekullueshëm, që dita-ditës bëhet gjithmonë edhe më i bukur.

    Nuk ka si të jetë ndryshe. Gjithmonë në sajë të punës realizohen gjërat dhe gjithmonë e më mirë do jetë.
    Unë i uroj Erionit fitore, sepse është personi që e ka ndryshuar atë qytet, i ka dhënë jetë, i ka dhënë kredibilitet dhe kjo shfaqet kudo, edhe kur vijnë njerëzit nga jashtë shtetit flasin me superlativa për qytetin tim dhe mua më bëhet realisht zemra mal sepse nuk ka gjë më të bukur sesa kur vlerësohet qyteti ku kam lindur, ku jam edukuar, ku kam realizuar ëndrrat e mia t’para.
    Vetëm fitore dhe PËRPARA Erion!
    Gjithë të mirat!

    Suksese!

  • Ilir Shaqiri ironizon keq Luizin pas deklaratës së tij: Cili nga të dy je ti? Por**meni… (FOTO)

    Ilir Shaqiri ironizon keq Luizin pas deklaratës së tij: Cili nga të dy je ti? Por**meni… (FOTO)

    Luiz Ejlli nuk ka qenë simpatizant i lojës së Ilir Shaqirit vitin e kaluar në “Big Brother VIP”. Këtë ai e ka shprehur disa herë duke deklaruar se balerini do ishte në hije nëse Donald Veshaj nuk do merrej me të.

    Sipas këngëtarit, Donaldi i dha vëmendje Ilirit dhe avantazhi tjetër i fituesit të BBVA1, sipas tij, është se kishte përballë dikë të papjekur (Donaldi).

    Megjithatë, kur Iliri hyri në shtëpinë e famshme si surprizë para pak muajsh, Luizi u tregua dashamirës me të. Teksa aludonte nëse Iliri do hynte si banor i ri, Luizi thotë “do shihni spektakël (nëse hyn)”.

    Sakaq, së fundmi ai ka thënë në një bisedë me banorët të kundërtën. Teksa po aludonin për BBVA3, Luizi shprehet: “Të bëhet Big Brother 3, të futen 2 banorë por do jenë 1. Do futem unë me Oltën”.

    “Ose ti me Ilirin?”, supozon Gerti me të cilin Luizi nuk është dakord. “Ç’punë kam me Ilirin?! Iliri mbetën nuk ecën. Nuk është për lojë.”

    Por Ilirit kjo nuk i ka ardhur mirë.

    Teksa i ka shpërndarë këto dy video bashkë në Instagram, Iliri shkruan me ironi: “Kush nga këta të dy je, o Luiz? #pordhmeni”.

  • Emily në skena intime, Ermal Mamaqi tregon si ra dakord Iliri për rolin e vajzës së tij

    Emily në skena intime, Ermal Mamaqi tregon si ra dakord Iliri për rolin e vajzës së tij

    Ermal Mamaqi do të sjellë së shpejti projektin e tij më të ri, “Të munguarit”, një film dramatik italo-shqiptar nga Mamaqi Production dhe Gagarin Production. I ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë”, Ermaliku ka folur për filmin që pritet të publikohet në Tetor të këtij viti, ku pjesë e tij është dhe vajza e Ilir Shaqirit, Emily.

    Ajo ka një rol ku duhet të improvizojë disa skena intime me të dashurin e saj në film dhe për këtë gjë, moderatorja Orinda Huta, e pyet Ermalin se si ra dakort Ilir Shaqiri.

    Orinda Huta: Sa i përket skenave në film, shikojmë në mini trajlerin që keni bërë aktualisht, shohim Emilyn në disa skena sensuale, njëkohësisht intime me aktorin tjetër.  

    Ermal Mamaqi: Po me Samuelin.

    Orinda Huta: Sa ka qenë dakort Ilir me këtë se ti e ke dhe mik?

    Orinda Huta: Sa i përket skenave në film, shikojmë në mini trajlerin që keni bërë aktualisht, shohim Emilyn në disa skena sensuale, njëkohësisht intime me aktorin tjetër.  

    Ermal Mamaqi: Po me Samuelin.

    Orinda Huta: Sa ka qenë dakort Ilir me këtë se ti e ke dhe mik?

    Orinda Huta: Sa do zgjasin xhirimet?

    Ermal Mamaqi: Janë 5 javë, 3 janë në Shqipëri dhe 2 janë në Genova Itali dhe e gjithë pjesa post produksion do bëhet përsëri në Itali, në Romë. 

  • “Ishte një hije në shtëpi deri në momentin që Donaldi…”/ Luizi “zbërthen” për fitoren e “BBV” të Ilir Shaqirit

    “Ishte një hije në shtëpi deri në momentin që Donaldi…”/ Luizi “zbërthen” për fitoren e “BBV” të Ilir Shaqirit

    Banori i “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli ka komentuar për herë të parë ish-banorët e edicionit të parë të spektaklit të një viti më parë. Në një bisedë me një tjetër banore, Efin Dhedhes, ai tha se Ilir Shaqiri u shpall fitues jo për shkak të aftësisë së tij, por për shkak të “pa pjekurisë” së Donaldit.

    Luizi thotë se Iliri ishte një hije në shtëpi deri në momentin që Donaldi i dha vëmendje.

    “Iliri kishte fatin më të madh se kishte një të papjekur përballë. Ai ishte hije në shtëpi, ia dha rëndësinë ky, që e kishte “halë në sy” që në fillim. Dhe njerëzit që nuk e donin këtë u kthyen me atë. Kaq ishte,” tha Luizi.

  • Ermal Mamaqi prezanton filmin e ri, aktore dhe vajza e Ilir Shaqirit

    Ermal Mamaqi prezanton filmin e ri, aktore dhe vajza e Ilir Shaqirit

    Ermal Mamaqi ka surprizuar sot ndjekësit e tij duke prezantuar projektin më të ri “Të munguarit”, një film dramatik italo-shqiptar nga Mamaqi Production dhe Gagarin Production. Filmi nisi sot xhirimet dhe nga fotot e publikuara shihet se aktore do të jetë edhe vajza e Ilir Shaqirit, Emily Shaqiri, e cila ka eksperiencë në këtë fushë pasi ka marrë pjesë në disa projekte italiane.

    Gjithashtu shihet edhe aktori Samuel Vargu, i cili ka luajtur në serialin “H.O.T”. Ermali zbulon se filmi do të transmetohet në kinema në tetor të këtij viti, në të gjithë Europën.

    POSTIMI

    “Miq ju prezantoj me projektin më të ri: “Të Munguarit” një Film Dramatik që nisi xhirimet sot për të ardhur në Kinema në të gjithë Europën në Tetor. Një produksion Italo-Shqiptar nga Mamaqi Production dhe Gagarin Production”, shkruan Ermali.

  • Zbulohet projekti i fundit, vajza e Ilir Shaqirit aktore në një serial në Netflix dhe në një film italo-shqiptar

    Zbulohet projekti i fundit, vajza e Ilir Shaqirit aktore në një serial në Netflix dhe në një film italo-shqiptar

    Vajza e Ilir Shaqirit, Emily Shaqiri zbuloi në “Dance Albania” se do të jetë protagoniste e një seriali në Netflix shumë shpejt dhe se do të aktrojë po ashtu në një film italo-shqiptar.

    Alketa-Emily-t: Si ndihesh në Shqipëri?

    Emily Shaqiri: Është një vend i mrekullueshëm, vetëm po përmirësohet dita-ditës.

    Alketa Vejsiu: Më thuaj një fjalë dashurie për babain në shqip.

    Emily Shaqiri: Të dua shumë!

    Alketa Vejsiu: Të pëlqen kërcimi, kënga dhe aktrimi, cilën do ndjekësh?

    Emily Shaqiri: Më pëlqen të kërcej, këndoj, por po përqendrohem te aktrimi, do jem protagoniste e një seriali në Netflix dhe do luaj në një film italo shqiptar.

  • “Unë vdes të…”/ Monika Lubonja del jashtë kornizave, ndez skenën me një kërcim sensual me Ilir Shaqirin. Ja reagimi i balerinit që nuk pritej (VIDEO)

    “Unë vdes të…”/ Monika Lubonja del jashtë kornizave, ndez skenën me një kërcim sensual me Ilir Shaqirin. Ja reagimi i balerinit që nuk pritej (VIDEO)

    Mbrëmjen e djeshme në “Dance With Me Albania” konkurrentët kanë kërcyer jo vetëm me balerinët, por edhe me personazhe shumë të dashur për publikun, një prej tyre ishte edhe Monika Lubonja, e cila pas një kërcimi me Melisën vendosi të dilte jashtë skenarit duke kërcyer edhe me anëtarin e jurisë.

    Pasi e ëmbëlsoi me bakllava dhe kadaif, Monika i kërkoi Ilirit edhe një kërcim duke i thënë se konkurrenti tjetër nuk do të futej në skenë deri sa ai të pranonte. Nga ana tjetër para se të pranonte ftesën për vallëzim Iliri mes të qeshura pyeti nëse dikush do ia rriste rrogën “për vështirësi pune”.

    Monika Lubonja: Unë vdes të dalë pak nga korniza

    Alketa Vejsiu: Të dalësh patjetër dhe ne nuk kemi censurë për dalje nga korniza.

    Ilir Shaqiri: Do marri bakllavanë me gjithë kadaif.

    Monika Lubonja: Jo, do të marrë ty për një kërcim edhe ta shikoni. Të ftoj në një kërcim!

    Ilir Shaqiri: A do ta bësh më Ermalin?

    Monika Lubonja: Jo, jo vetëm me ty. Ore nuk fillon numri tjetër…

    Alketa Vejsiu: Muzikën që sapo kërceu Melisa.

    Ilir Shaqiri: Ça muzike moj Alket.

    Monika Lubonja: Hajde- hajde se lëviz ti.

    Ilir Shaqiri: Do ma rrisni dyfish pagën ama.

    Alketa Vejsiu: Kjo nuk diskutohet.

    Ilir Shaqiri: Për vështirësi pune.

    Monika Lubonja: Ato vështirësitë e punës i ke bërë ti katër muaj me mua.

  • Ilir Shaqiri thumbon keq vëllezërit Veshaj/ “Do të futesha sërish në BBV, por do doja…”

    Ilir Shaqiri thumbon keq vëllezërit Veshaj/ “Do të futesha sërish në BBV, por do doja…”

    Balerini dhe koreografi Ilir Shaqiri, ishte fituesi i edicionit të parë të BBV.

    Gjatë një interviste i pyetur nëse do ti rikthej sërish asaj aventure duke u bërë pjesë e BBV2, Shaqiri tha se do të futej brenda, ndërsa nuk la pa thumbuar vëllezërit Veshaj, duke thënë: “Do futesha, por do doja që të ndërroheshin vëllezërit”.

    Iliri u shpreh se ka parë skeçe dhe imitime që i kanë bërë nëpër emisione, referuar atij të Donaldit, të cilin e sfidoi publikisht që të rifutet me të në “BBV2.”

    “Opinionist jo sepse nuk kam qejf të analizoj të tjerët jashtë mureve, nëse do më thonin “hajde se ka ardhur dikush tjetër që do të të sfidojë mund të  thoja po”. Më kanë imituar shumë nëpër programe, kam parë disa skeçe. Por në fakt kanë imituar vetveten duke u përpjekur të ulin Ilirin. Unë ju them nëse doni për BBV2 hajdeni dhe futemi prapë brenda në shtëpi”, ka thënë Ilir Shaqiri.

  • “Hiq dorë nga intrigat, s’ka nevojë…”/ Vijon debati i ashpër LIVE mes aktorit të njohur të humorit dhe Ilir Shaqirit: Kujdes se do vij dhe do të…

    “Hiq dorë nga intrigat, s’ka nevojë…”/ Vijon debati i ashpër LIVE mes aktorit të njohur të humorit dhe Ilir Shaqirit: Kujdes se do vij dhe do të…

    Duket se tensioni i krijuar mes Ilir Shaqirit dhe Visjan Ukcenajt sa vjen dhe po shtohet. Aktori dhe balerini u përplasën sërish me njëri-tjetrin dhe shkak u bë incidenti që i ndodhi balerinës së tij në provat gjenerale të “Dance Albania”.

    Aktori i humorit u shpreh se askush nuk e mori mundimin ta ndihmonte përveç, Klaudia Pepës. Pas kësaj erdhi dhe reagimi i Ilirit i cili u shpreh se Visjani është si një ‘partner kamikaz’.

    Ilir Shaqiri: Unë habitem si ti gjithmonë kërkon të gjesh fajet tek tjetri. Për një problem që ti pate në skenë dhe që unë e pashë shumë mirë, e kuptova gravitetin, rrezishmërinë dhe e pashë shumë qartë mënyrën se si ra Marjana, që nga sipër dhe deri poshtë dhe e pashë që nuk ishte një diçka, kishte nevojë të ngrihej, gjithë studio për të të ardhur në ndihmë, në këtë rast Marjanës dhe për të ngushëlluar ty, si partner kamikaz që je. Sepse siç tha Ermali, nuk kërcehet me kapele.

    Visjan Ukcenaj: Kujdes se do vij dhe do të shpërthej aty pastaj. U rrëzova dhe unë bashkë me Marjanën. Hiq dorë nga intrigat, s’ka nevojë, jeto i lirshëm, ne kemi ardhur për qejf këtu. Ti e ke nxjerr në rrjet social o Ilir. E ke nxjerr në rrjet social dhe thua thërrisni ambulancën me ironi.